Hoti: Mos blini ushqim me shumicë, dikush mund të mbesë keq

  • 13 March 2020 - 23:07
Hoti: Mos blini ushqim me shumicë, dikush mund të mbesë keq

Pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim dhe t’u përmbahen atyre masave.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoti tha se këtë situatë mund ta kalojmë bashkë duke i ndjekur rekomandimet e mjekëve.

Shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Masat e ndermarra sot nga Qeveria jane ne perputhje me situaten e krijuar. Qytetaret luten te kene mirekuptim dhe tu permbahen atyre masave.
Kete situate do ta tejkalojme se bashku, duke ndjekur strikt rekomandimet e mantelbardheve.
Ne cdo gje qe beni, mendoni paraprakisht mos po e rrezikoni dike nga familja, miqte por edhe te panjohurit qe mund te jene rreth jush. Kur bleni ne market me shume se qe ju duhet, dijeni se mund te leni dike keq.
Zoti na ndihmofte ta kalojme sa me shpejte kete situate.

Sot janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.


(Kosova Sot Online)