Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

  • 14 March 2020 - 08:23
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra për Media, e Kuvendit të Kosovës.

“R e n d i  i  d i t ë s Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020″, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )