Zelanda e Re i izolon të gjithë të ardhurit shkaku i koronavirusit

  • 14 March 2020 - 09:21
Zelanda e Re i izolon të gjithë të ardhurit shkaku i koronavirusit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arders, ka thënë se pothuajse të gjithë personat që arrijnë në këtë shtet duhet të vetizolohen nga dita e diel me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Shefja e qeverisë tha se në këtë masë përfshihen edhe banorët e Zelandës së Re, të cilët kthehen nga vendet e huaja. Përjashtim do të bëhet vetëm për personat që vijnë nga Ishujt e Paqësorit, ku ende nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit.

“Unë nuk kërkoj ndjesë. Kjo është një kohë e pashembullt”, tha zonja Ardern, duke i cilësuar masat e reja si më të ashprat në botë.

Deri më tani, në Zelandën e Re janë regjistruar gjashtë raste të koronavirusit, shkruan “BBC”.

Kryeministrja njoftoi se masat e reja do të rishikohen nga autoritetet brenda 16 ditëve. Ajo gjithashtu tha se asnjë anije e huaj që transporton njerëz nuk do të mund të ankorohet në portet e Zelandës së Re deri më 30 qershor.

Megjithatë, u bë e ditur se aeroplanët dhe anijet që transportojnë mallra jetike do të mund të operojnë si zakonisht, duke e theksuar faktin se masat vlejnë për njerëzit e jo për produktet.

(Kosova Sot Online)