Shpejtim Bulliqn s’e ndal virusi, shkon në Podujevë dhe përfshihet në aksident

  • 14 March 2020 - 11:51
Shpejtim Bulliqn s’e ndal virusi, shkon në Podujevë dhe përfshihet në aksident

Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është përfshirë në një aksident sot në Podujevë.

Media ka kontakuar me Bulliqin, i cili ka thënë se nuk ka marrë lëndime dhe ka shpjeguar se si ka ndodhur rasti.

“Jo, s’ka qenë diçka. Njëri tu dal prej garazhës m’ka goditë në veturë mbrapa. S’kam lëndime as kurgjë, se nuk ishte serioze”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë rekomandim tjetër nga Institucionet e Shëndetësisë dhe si rezultat zgjedhjet do të mbahen nesër në Podujevë.

Ndërkohë është njoftuar se tashmë edhe fletëvotimet janë gati. Nga KQZ bëjnë thirrje për respektimin e rregullave dhe udhëzimeve të dhëna gjatë procesit të votimit të dielën.

Daka ka thënë se për çdo ndryshim tjetër do të jepen njoftime me kohë.

(Kosova Sot Online)