Profesori i së drejtës kërkesë Qeverisë: Të ndiqen kriminelët e luftës, të kompensohen dëmet materiale, fizike e morale

  • 15 March 2020 - 09:18
Profesori i së drejtës kërkesë Qeverisë: Të ndiqen kriminelët e luftës, të kompensohen dëmet materiale, fizike e morale

“Rastet juridike-penale të të gjitha formave të krimeve të shkaktuara në Kosovë " Ius Loci", pavarësisht pranisë së ekzekutorëve duhet të procedohen " In Absentia" dhe nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare kompetente të kërkohet ndihma juridike përkitazi me arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve për kryerje të krimeve të luftës. Procedurat juridike - penale të të gjitha formave të krimeve të luftës kërkohet të kryhen seriozisht konform me Kodin për procedurën penale. Në anën tjetër Qeveria aktuale do të duhej të ishte proaktive politikisht duke e apostrofuar këtë problematikë në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Pos rasteve juridike penale duhet proceduar paralelisht rastet juridike civile për rimbursimin moral e material të viktimave të krimeve të luftës të shkaktuara nga militarët e politarët serb hegjemonist”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Dështimi i trajtimit të krimeve të luftës në Kosovë, për dy dekada të plota, pavarësisht zotimeve që kanë bërë qeverisjet e kaluara, sipas njohësve të së drejtës, po i mbetet barrë seriozedhe e pa zgjidhur, që të përballet me të qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK, mandat të cilin posa e kanë filluar. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës Riza Smaka, sipas të cilit nuk duhet të lihen në harresë, të vjetërsohen dhe të humbin madje edhe dëshmitë, për gjithë ato raste, dosje të deponuara ndër vite të padive për krimet serbe të luftës në Kosovë, e që nuk trajtuan nga drejtësia për shkak të interferimeve politike. Një kontingjent të ri të dosjeve për krimet serbe të luftës e ka deponuar dy ditë më parë edhe Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, shoqatë kjo që ka ushtruare 14 padi të reja kundër krimeve serbe në Departamentin për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës me shpresë se institucionet e reja do të lëvizin dhe nuk do ti lënë në harresë rastet e tillë që po deponohen e dokumentohen vit pas viti.

E profesori i së drejtës. Riza Smaka, thotë se për ti trajtuar këto raste, kërkohet së pari angazhim profesional, e më pastaj edhe mbështetje politike për drejtësinë, gjë që kërkohet të bëhet më me seriozitet nga qeveria e re e cila pa vonesë duhet ta themelon edhe institutin për krimet e luftës, i cili do të ishte një mbështetje e madhe për të argumentuara para drejtësisë vendore e ndërkombëtare, të gjitha llojet e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

Image
Riza Smaka

“Rastet juridike-penale të të gjitha formave të krimeve të shkaktuara në Kosovë "Ius Loci", pavarësisht pranisë së ekzekutorëve duhet të procedohen "In Absentia" dhe nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare kompetente të kërkohet ndihma juridike përkitazi me arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve për kryerje të krimeve të luftës. Procedurat juridike-penale të të gjitha formave të krimeve të luftës kërkohet të kryhen seriozisht konform me Kodin për procedurën penale. Në anën tjetër Qeveria aktuale do të duhej të ishte proaktive politikisht duke e apostrofuar këtë problematikë në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Pos rasteve juridike penale duhet proceduar paralelisht rastet juridike civile për rimbursimin moral e material të viktimave të krimeve të luftës të shkaktuara nga militarët e politarët serb hegjemonist”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesor Smaka thotë se në vendin tonë veprojnë disa organizata jashtë qeveritare, për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës, që po e bëjnë denoncimin e tyre, prandaj mundi i tyre do të duhej shpërblyer duke i zgjidhur rastet dhe jo lënë në sirtar.

“Veprojnë disa organizata jashtë qeveritare, e ndër të cilat dallohet sidomos "Ngritja e Zërit", e të cilat kanë bërë punë intenzive e serioze për identifikimin dhe argumentimin e të dyshuarve kryes të krimeve të luftës, të viktimave civile, të dëmeve morale e materiale dhe për raste të tilla kanë formësuar dosje të besueshme. Punën e tyre Qeveria do të duhej shpërblyer dhe shfrytëzuar për zgjidhje të rasteve të krimeve të luftës të kryera në dëmin e shqiptarëve, civil të pa mbrojtur e të pafajshëm, të viktimizuar për hir të përkatësisë kombëtare shqiptare”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)