Zhduket një vajzë në Pejë

  • 15 March 2020 - 11:01
Zhduket një vajzë në Pejë

Babai nga Peja ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, ndërkaq është raportuar të shtunën, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)