Krasniqi – Apostolovës: A është vlerë e BE-së që ju përfaqësoni në Kosovë kalimi klandestin?

  • 15 March 2020 - 16:21
Krasniqi – Apostolovës: A është vlerë e BE-së që ju përfaqësoni në Kosovë kalimi klandestin?

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social Twitter mbështeti miratiminne buxhetit të Kosovës mbrëmë pas mesnatës pa prezencënne opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në Twitter duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

“Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)