Limaj apel Kurtit: Thirri kryetarët e komunave, ofroju ndihmë

  • 15 March 2020 - 20:18
Limaj apel Kurtit: Thirri kryetarët e komunave, ofroju ndihmë

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka kontaktuar me asnjë nga kryetarët e komunave që kanë raste të konfirmuara me koronavirus.

‘’Të infektuarve me virus nga komuna e Vitisë, Malishevës, Klinës dhe Podujevës iu dëshiroj shërim të shpejtë. Në anën tjetër, po i përcjellë me shqetësim deklaratat e kryetarëve të komunave të prekura nga korona virusi, siç janë Vitia, Klina, Malisheva, e Podujeva se askush nga niveli qendror nuk po i del në ndihmë për ta kapërcyer këtë situatë’’, shkruan Limaj.

‘’Kryeministër, thirri në telefon kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet se nuk infektohesh nga komunikimi. A je duke i dëgjuar deklaratat e tyre publike se askush nga qeveria nuk ju ka ofruar asnjë ndihmë deri tani’’, shton ai.

Po ashtu të njëjtën kritikë ndaj kryeministrit e ka bërë edhe anëtari i Nismës, Endrit Shala. Ai ka thënë po ashtu se kryeministri është dashur së paku të kontaktoj me kryetarët e komunave të prekur nga virusi.

(Kosova Sot Online)