Analisti sfidon seriozisht Kryeministri Kurti: Mjaft me retorikë boshe, të përmbyset Hashim Thaçi

  • 16 March 2020 - 07:37
Analisti sfidon seriozisht Kryeministri Kurti: Mjaft me retorikë boshe, të përmbyset Hashim Thaçi

“Deri sa nuk kemi një vendosmëri të kryeministrit Kurti që procesin e dialogut ta kthej në domenin e qeverisë së Kosovës dhe kjo qeveri të shfaq unitet për vendimet në raport me procesin e dialogut me Serbinë, por edhe për taksën, presidenti Thaçi do të vazhdoj me lojërat e tij politike, që natyrisht janë të dëmshme për Kosovën”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Nexhat Haziri ka reaguar ndaj deklarimeve, siq ka thënë ai politike, përmes të cilave Kryeministri Albin Kurti e akuzoi në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi se ai tani më e ka të përfunduar marrëveshjen me homologun ë tij Vuqiq, marrëveshje që cenon tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës, se vetëm është në përpjekje të futjes së përçarjes në koalicionin LVV-LDK, për heqjen e taksës dhe për pak kohë, të fillimit zyrtar të dialogut, ta nënshkruar të njëjtin dokument të akorduar në takime sekrete, të cilat sipas Kryeministrit Kurti nuk kanë pushuar por kanë vazhduar edhe gjatë kohës sa taksa është në fuqi.

Analisti Haziri thotë se nëse këto pohime të Kurtit janë të vërtetë, atëherë ato duhet ti shërbejnë atij par alarm të veprimit të shpejtë, që ta heq taksën dhe ta merr përsipër vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke mënjanuar kështu rrezikun që vendit i vjen nga Hashim Thaçi, i cili më pastaj, për të bërat e tij, në dëm të Kosovës, urgjentisht duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, për konfirmim dhe shkarkim e më pastaj, edhe për akuza para organeve të drejtësisë, nëse cenimi i interesit të shtetit është i asaj natyre që të mundë të kualifikohet edhe si vepër penale.

Image
Nexhat Haziri

“Së pari duhet të jetë vet alarm për kryeministrin Kurti dhe për koalicionin qeveritar LVV-LDK, e në veçanti për Kurtin i cili duhet ti afrohet edhe Vashingtoni edhe Brukselit si partner legjitimin që duhet të flasë e të negocioj në emër të Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Këtë nuk po e shohim se po e bënë kryeministri Kurti, përpos retorikës së tij që tashmë e njohim. E vërteta e gjithë kësaj se a ka marrëveshje të gatshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar nga Thaçi dhe Vuqiq, është se ne akoma nuk e kemi parë, dhe deklarimi i kryeministrit Kurti për ekzistimin e saj ishte në mënyrën e përgjithësuar pa detaje, dhe kjo mund të merret në rrafshin e luftës politike, por edhe mund të jenë dyshime të bazuara edhe në takimet e fshehta të presidentit Thaçi me atë Serbisë Vuqiq, por dyshimet nuk përbëjnë materie për trajtim nga Gjykata Kushtetuese”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. Ndryshe, sipas Hazirit, mungesa e vendosmërisë për të marr përgjegjësi nga kryeministri Kurti në këtë proces, i shkon për shtati Hashim Thaçit që ta arrij qëllimin e tij final së bashku me Aleksandër Vuqiqin. “Deri sa nuk kemi një vendosmëri të kryeministrit Kurti që procesin e dialogut ta kthej në domenin e qeverisë së Kosovës dhe kjo qeveri të shfaq unitet për vendimet në raport me procesin e dialogut me Serbinë, por edhe për taksën, presidenti Thaçi do të vazhdoj me lojërat e tij politike, që natyrisht janë të dëmshme për Kosovën”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)