E thotë eksperti i së drejtës: Kjo është goditja e rëndë e Amerikës për të kaluarën kriminale të qeverisjes së PAN-it

  • 16 March 2020 - 07:44
E thotë eksperti i së drejtës: Kjo është goditja e rëndë e Amerikës për të kaluarën kriminale të qeverisjes së PAN-it

“Qeveria e PAN, ajo e cila u ndëshkua me votën e 6 Tetorit 2019, kjo kryesisht erdhi si rezultat i dështimit total të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; në mosvënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj të krimit, hajnisë, papërgjegjshmërisë dhe të korrupsionit. Dhe pikërisht këtë e vërteton edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thotë se zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar, kurse mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimi i ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuan në këtë problem. Në këto rrethana ky konstatim i DASH ashtu si dhe besimi popullor i cili ia delegoi qeverisjen koalicionit LVV-LDK, është një nxitje, inkurajim dhe mbështetje për qeverinë Kurti që pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë ngurrim duhet t’i përvishet punës për dekriminalizimin e sistemit gjyqësor, për pastrimin dhe VETING-un e tij”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, e analizuar dhe vlerësuar si shumë serioz, madje edhe te qëlluar, raportin e fundit të DASH-it, për Kosovën, i cili gjatë javës u lansua, nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e për fokus ka edhe segmentin e sundimit të ligjit për vitin 2019, të vlerësuar me notë të dobët, për shkak të ndikimit të thellë të politikës. Raporti thekson se shumë persona në qeveri, opozita, shoqëria civile dhe media raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion që vazhdonin veprimtarinë dhe mbesin të pandëshkuar, pikërisht për mungesë të mbështetjes politike të institucioneve të drejtësisë. “Qeveria dhe sektori i drejtësisë ndonjëherë ndërmorën masa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryenin abuzime, vepra penale dhe krime të së kaluarës, por shumë nga ata vazhduan të ushtronin pozicione në sektorin publik”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2019. Raporti thotë se qeveria, e mandatit të kaluar, nuk arriti të zbatojë në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar. “Zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar. Mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimin e ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuuan në këtë problem”, thuhet në raport. Eksperti i së drejtës Skënder kapiti thotë se këto konstatime janë një porosi e qartë për qeverinë e re të Kosovës, që në këtë fushë ta ketë vëmendjen kryesor, për ta luftuar dhe çrrënjosur fenomenin e krimit e korrupsionit pa dallim, duke u përqendruar në atë të nivelit të lartë, të kapjes së milionerëve që u krijuan brenda nate, duke abuzuar me shtetin dhe në kurriz të qytetarëve të varfër, kryesisht nga ish pushtetarët e PAN-it.

Image
Skender Kapiti

“Qeveria e PAN, ajo e cila u ndëshkua me votën e 6 Tetorit 2019, kjo kryesisht erdhi si rezultat i dështimit total të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; në mosvënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj të krimit, hajnisë, papërgjegjshmërisë dhe të korrupsionit. Dhe pikërisht këtë e vërteton edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thotë se zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar, kurse mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimi i ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuan në këtë problem. Në këto rrethana ky konstatim i DASH ashtu si dhe besimi popullor i cili ia delegoi qeverisjen koalicionit LVV-LDK, është një nxitje, inkurajim dhe mbështetje për qeverinë Kurti që pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë ngurrim duhet t’i përvishet punës për dekriminalizimin e sistemit gjyqësor, për pastrimin dhe VETING-un e tij. Ky konstatim duhet marrë si një përkrahje që SHBA-të i japin qeverisë dhe parlamentit për ndërmarrjen e një reforme radikale ne sistemin e drejtësisë për ta çmontuar korrupsionin dhe hajninë institucionale nga ky sistem”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”. Sipas Kapitit, SHBA-të si aleati kryesor i Kosovës gjithmonë është treguar dashamirës dhe i ka kërkuar gjithnjë politikës kosovare luftën dhe efikasitetin e saj kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe ndëshkimin dhe vënien para drejtësisë të personaliteteve të larta të politikës e pushtetit që janë akuzuar për krim, korrupsion dhe abuzivizëm me postet e detyrat e larta shtetërore, prandaj këto kërkesa duhet të merren seriozisht nga qeveritarët e rinj, në koalicionin LVV-LDK. “Këtë duhet ta kishin bërë qeveritë paraardhëse të Kosovës, pra ngritjen dhe vënien në funksionim të shtetit modern të së drejtës, gjë e cila është jetike për shtetin, qytetarët dhe për shoqërinë kosovare. Dhe tani këtë duhet ta bëjë qeveria e re Kurti, pasi në të kundërt, pra mosvënia në funksionim të demokracisë dhe të ligjit demokratik të shtetit ligjor do të ishte për të një tjetër dështim ashtu sikurse dështuan paraardhësit e tij. Tani qeveria Kurti duhet ta marrë si model atë të cilën SHBA-të kryen në Shqipëri, pra VETING-un edhe në Kosovë të sistemit të drejtësisë, pasi për nga rëndësia VETING-u në Shqipëri është reforma jetike, dhe po ashtu edhe Kosova ka nevojë për një ndërmarrje të tillë për reformimin e sistemit të drejtësisë”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)