E thotë eksperti i sigurisë: Pushtetarët e inkriminuar vjedhin shtetin, sulmojnë edhe Ushtrinë e Kosovës

  • 16 March 2020 - 07:52
E thotë eksperti i sigurisë: Pushtetarët e inkriminuar vjedhin shtetin, sulmojnë edhe Ushtrinë e Kosovës

“Sipas raportimeve në media, tenderi për furnizim me ushqime në FSK i është dhënë një ofertuesi më të shtrenjtë për rreth 1.2 milion se ofertuesit më të lirë. Fatkeqësisht për qytetarët e Kosovës, vjedhja e parasë dhe pasurisë së përbashkët përmes tenderëve është duke ndodhur me nivele tepër të larta për një periudhë 15 vjeçare. Periudha kaq e gjatë dhe masoviteti i kësi lloj hajnive ka bërë që kudo që ka shpenzim të parasë së përbashkët të vidhet, dhe atë të vidhet me të madhe. Edhe tenderi në fjale ka kaluar si diçka normale”, thotë eksperti i sigurisë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha, e ka parë me shqetësim serioz raportimin në media lidhur me abuzimin që është bërë nga segmentet përgjegjës të zyrtarëve në administratë, lidhur me një tender milionësh për furnizim dhe servil të ushqimit në kazermat e FSK-së. Sikur është raportuar në medie, Ministria e Mbrojtjes në prill të 2018-s kishte shpallur tender për: “Shërbimet me ushqim (furnizim), përgatitje dhe servim nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së”. Kishin konkurruar katër kompani dhe konsorciume vendore dhe ndërkombëtare. Më 28 qershor 2018 Autoriteti Kontraktues kishte shpallur fituese konsorciumin NTP “Global Parajsa” nga Vushtria & “Ciano Trading & Services”, kompani italiane me renome ndërkombëtare që njihet si furnizuese kryesore me ushqim të bazave të KFOR-it në Kosovë ndërsa “Global Parajsa” ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gastronomisë e cila furnizon me ushqim Akademinë Policore në Vushtrri, Policinë e Kosovës dhe shumë institucione shtetërore. Tenderi ishte dhënë, fituar në vlerën prej 7 milionë e 211 mijë euro, mirëpo i njëjti tender më vonë ka përfunduar tek operatori tjetër, për çmimin më të shtrenjtë, për 1.206 .000 euro më shtrenjtë te kompania “Beni Dona”, e cila e fiton për 8.417.000 euro. Eksperti i fushës së siguri është alarmuar për një skandal të tillë duke thënë se kështu, duke vjedhur buxhetin e ushtrisë, ushqimin e tij, nuk ndërtohet as shteti dhe as nuk forcohet ushtreja. E për këtë abuzim milionësh, sipas tij është fajtore politika e korruptuar që kontrollon çdo euro e cila qarkullon për financimin e projekteve të mëdha e të vogla qofshin ato, duke i abuzuar për përfitime, qoftë individuale apo të grupeve të interesit.

Image
Xhevat Meha

“Sipas raportimeve në media, tenderi për furnizim me ushqime në FSK i është dhënë një ofertuesi më të shtrenjtë për rreth 1.2 milion se ofertuesit më të lirë. Fatkeqësisht për qytetarët e Kosovës, vjedhja e parasë dhe pasurisë së përbashkët përmes tenderëve është duke ndodhur me nivele tepër të larta për një periudhë 15 vjeçare. Periudha kaq e gjatë dhe masoviteti i kësi lloj hajnive ka bërë që kudo që ka shpenzim të parasë së përbashkët të vidhet, dhe atë të vidhet me të madhe. Edhe tenderi në fjale ka kaluar si diçka normale”, thotë eksperti i sigurisë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Eksperti Meha konsideron se është në përgjegjësi të Qeverisë së re të Kosovës që ta bëjë auditimin e secilit dikaster qeverisë të mandatit të kaluar, dhe secilin raport që del me shkelje të kësaj natyre, ta adreson në prokurori, me kërkesë që të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen. “Sigurisht se është e nevojshme që të auditohen dhe të hetohen të gjitha shpenzimet e parasë së përbashkët. Kjo sigurisht se nuk është e lehtë mirëpo gjithsesi qeveria duhet të krijon kapacitete për këto qëllime. Qytetaret e Kosovës i kanë dhënë besimin kësaj qeverie për të kryer hetime dhe për të dënuar përgjegjësit për vjedhjet e parasë dhe pasurisë së përbashkët. Tani qytetarët e mbështesin Qeverinë dhe presin që qeveria ta arsyetoj besimin e qytetarëve”, thotë Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)