“Nga një fqinj kinez”, i lë italianit te dera zarfin me 10 maska

  • 16 March 2020 - 09:20
“Nga një fqinj kinez”, i lë italianit te dera zarfin me 10 maska

Një gjest i vogël që bashkon Italinë me Kinën. Një djalë nga Kina emri I të cilit nuk është zbuluar ka lënë në derë e fqinjve të tij italian një zarf me 10 maska.

Sipër zarfit shkruhej “Nga një fqinj kinez”. Fotoja e zarfit është postuar nga fqinjët e tjerë të cilet i ka prekur shume ky gjest.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë pas Kines për numrin e të prekurve nga koronavirusi. Në Itali numri i të infektuarve është mbi 20 mijë dhe ka lënë të vdekur 1.809 nga ku 368 vetëm në 24 orë.

(Kosova Sot Online)