Coronavirusi – Nju Jorku mbyll shkollat, restorantet dhe teatrot

  • 16 March 2020 - 10:20
Coronavirusi – Nju Jorku mbyll shkollat, restorantet dhe teatrot

Nju Jorku këtë të hënë ka mbyllur shkollat, restorantet e baret dhe vende të tjera që pritet të mbyllen një ditë më vonë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës, raporton BBC.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio tha se vendosi që të veprojë sepse qyteti po përballet me një kërcënim të paparë, “dhe se duhet t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës”.

ShBA-ja është duke e vazhduar ndalimin e udhëtimeve nga Evropa, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.

SHBA ka konfirmuar 69 vdekje të lidhura me pandeminë dhe 3 mijë e 774 infeksione.

Nju Jorku, i cili ka popullsinë më shumë se 8 milion, ka regjistruar pesë vdekje.

Secila prej viktimave – nga 53 deri në 82 vjeç – kishte kushte themelore shëndetësore, thonë zyrtarët.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë shëndetësor amerikan pranoi se sistemi i testimit të vendit për coronavirusin ishte duke dështuar.

Presidenti Donald Trump ka thënë se ShBA-ja e ka “një test të jashtëzakonshëm të vendosur ku njerëzit vijnë për t’u testuar”.

Korrespondentët thonë se ka një ndjenjë në rritje të shqetësimit dhe konfuzionit në Amerikë, me frikën e një vrapimi në shtretërit spitalor dhe shqetësimin për kujdesin e fëmijëve pasi dhjetëra miliona fëmijë janë dërguar në shtëpi nga shkolla.

Ndërkaq, në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 13.

(Kosova Sot Online)