Hapën kafiterinë, shoqërohen në polici dy persona nga Prizreni

  • 16 March 2020 - 12:18
Hapën kafiterinë, shoqërohen në polici dy persona nga Prizreni

Dy persona të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Siç njofton policia të dyshuarit kanë hapur kafiterinë e tyre dhe kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

“Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore të lehta. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)