Shpend Ahmeti ka një njoftim për lokalet dhe bizneset në kryeqytet

  • 16 March 2020 - 12:48
Shpend Ahmeti ka një njoftim për lokalet dhe bizneset në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se lokalet dhe bizneset në kryeqytet lejohet të shesin, por jo edhe të shërbejnë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin por jo edhe të shërbejnë dhe se duhet të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin.  Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina).  Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit.  Delivery, takeaëay lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, pas konfirmit të rasteve të para me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

(Kosova Sot Online)