Bie numri i gjobave në trafik, vetëm 134 të tilla brenda ditës

  • 16 March 2020 - 12:56
Bie numri i gjobave në trafik, vetëm 134 të tilla brenda ditës

Ka vite që Policia e Kosovës nuk ka shqiptuar më pak tiketa trafiku se në 24 orët e fundit.

Në të dhënat e fundit të policisë, figurojnë vetëm 134 gjoba trafiku të shqiptuara brenda ditës në të gjitha rajonet e Kosovës.

Rikujtojmë se levizjet në trafik janë zvogëluar nga dita kur në Kosovë është paraqitur rasti i parë me koronavirus.

(Kosova Sot Online)