Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak

  • 16 March 2020 - 13:35
Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak

Një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet disa personave, ka eskaluar në rrahje dhe lëndime trupore, të shtunën në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka njoftuar policia në rportin 24 orësh.

“Si pasojë e mosmarrëveshjes të mëhershme, ka ardhur deri te rrahja në mes dy grupeve, ku dy meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga shkrepja e armës se zjarrit, ndërsa tjetri është goditur me kondak të armës”, thekson policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

“Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e njërit prej personave të dyshuar, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar, thekson policia.
Ndërkohë, nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)