Zbulohet skandali i dekadës: Ja kush po e pengon ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve serb të luftës në Kosovë

  • 16 March 2020 - 14:54
Zbulohet skandali i dekadës: Ja kush po e pengon ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve serb të luftës në Kosovë

“Unë nuk dua të besoj se ka pasur ndonjë presion ndërkombëtar që mos të trajtohen krimet serbe ndaj shqiptarëve që kanë ndodhur në periudhën e luftës, por thjeshtë ka qenë neglizhencë e autoriteteve tona vendore. Andaj padyshim që kjo barrë do ti bije Qeverisë Kurti, dhe shpresoj që më në fund kjo çështje të merret shumë më shumë seriozisht dhe kryesit e krimeve të luftës të ndaj shqiptarëve marrin dënimin e merituar. Çështjet që mund të dalin gjatë këtij procesi, siç janë mungesa e të dyshuarve apo edhe të dënuarve në mungesë, duhet shikuar mundësinë që përmes kërkesës ndaj faktorit ndërkombëtar për të bërë presion mbi autoritet e Beogradit për dorëzimin e të dyshuarve apo edhe të dënuarve në mungesë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Nexhat Haziri, thotë se do të jetë nja barrë e rëndë e Qeverisë se re të Kosovës, ta realizon premtimin e dhënë në fushatë zgjedhore për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve të luftës, kërkimin e llogaridhënies edhe nga shteti kriminal serb. Haziri thotë se këtë barrë të rëndë dhe serioze, Qeveria e re së bashku me drejtësinë, po e trashëgojnë nga të gjitha mandatet e kaluara të qeverisjes. Ndryshe, dosja e dëshmive për këto krime sa po vjen e po ngarkohet, duke ofruar dëshmi dhe duke paraqitur padi për krimet, jo vetëm qytetarët dhe bizneset, por edhe organizatat dhe shoqatat e ndryshe, e në mesin e tyre, ndër më aktivet janë dëshmuar shoqata “Ngritja e Zërit” dhe shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”. Kjo e fundit dorëzoi të enjten edhe kontingjentin e 14-të të padive kundër krimeve serbe në Departamentin për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës me shpresë se institucionet e reja do të lëvizin, nuk do ti heshtin ato.

Analisti Nexhat Haziri, thotë për “Kosova Sot Online” se këto raste duhet të trajtohen me prirotet5 të veçantë nga autoritetet, sepse është humbur shumë kohë, pa ndonjë arsye, për 20 vitet që kanë mbetur pas.

Image
Nexhat Haziri

“Kosova është vonuar në çështjen e trajtimit, hetimit dhe dënimeve të krimeve të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës në periudhën e luftës, edhe pse qytetarët qoftë në mënyrë individuale apo edhe të organizuar në shoqata, siç është kjo “Gjakova 98-99”, që kanë deponuar padi, fakte dhe dëshmi për krimet serbe ndaj shqiptarëve. Dhe kjo vonesë ka ardhur si rezultat që institucionet e Kosovës nuk kanë pasur vullnet për tu marrë më këtë çështje, dhe kemi shumë pak raste të dënuarve për krime lufte ndaj shqiptarëve, edhe atëherë kur drejtësia ka qenë nën autoritetin ndërkombëtar qoftë të UNMIK-ut, e më vonë edhe të EULEX-it”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Haziri, për aq sa është raportuar, asnjëherë nuk është raportuar për pengesa nga ndërkombëtarët, por vetëm mungesë e vullnetit, mbase edhe pengesë e qëllimshme, për interesa të caktuara që akoma nuk i di opinioni publik.

“Unë nuk dua të besoj se ka pasur ndonjë presion ndërkombëtar që mos të trajtohen krimet serbe ndaj shqiptarëve që kanë ndodhur në periudhën e luftës, por thjeshtë ka qenë neglizhencë e autoriteteve tona vendore. Andaj padyshim që kjo barrë do ti bije Qeverisë Kurti, dhe shpresoj që më në fund kjo çështje të merret shumë më shumë seriozisht dhe kryesit e krimeve të luftës të ndaj shqiptarëve marrin dënimin e merituar. Çështjet që mund të dalin gjatë këtij procesi, siç janë mungesa e të dyshuarve apo edhe të dënuarve në mungesë, duhet shikuar mundësinë që përmes kërkesës ndaj faktorit ndërkombëtar për të bërë presion mbi autoritet e Beogradit për dorëzimin e të dyshuarve apo edhe të dënuarve në mungesë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)