Ja kush e thotë: Klanit PRONTO dhe Qeveria e PAN-it e penguan drejtësinë, urdhëruan të hidhen poshtë paditë për krimet e luftës

  • 17 March 2020 - 07:30
Ja kush e thotë: Klanit PRONTO dhe Qeveria e PAN-it e penguan drejtësinë, urdhëruan të hidhen poshtë paditë për krimet e luftës

“Përkundër faktit se njerëz dhe shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga gjenocidi serb në luftën e fundit në Kosovë, kanë dorëzuar qindra e mijëra padi me dokumente autentike dhe dosje të plotësuara, deri në Gjykatën Kushtetuese si Gjykata më e lart në vend, për vlerësimin e lëndëve të tyre, përgjatë gjithë qeverisjes së Klanit PRONTO dhe Qeverisë së PAN-it, pothuajse të gjitha paditë janë hedhur poshtë dhe nuk është marrë, asnjë përgjigje pozitive nga pala ankuese. Ndaj e gjithë kjo barrë e rëndë e serioze, e mbetur për më se 20 vite e pazgjidhur po detyron qeverinë e re në mënyrë të detyrueshme për ti zgjedhur të gjitha rastet e deponuara ndër vite të padive për krimet serbe të luftës, të ushtruara nga regjimi okupues serb në Kosovë”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, kërkon nga Qeveria e re që të bëjë më shumë presion pozitiv ndaj drejtësisë së kapur dhe ndikuar për vite të tëra nga politike destruktive, që ti merr në konsideratë, ti zgjidhëm gjykon dhe vlerëson drejtë të gjitha paditë e deponuara për krimet e luftës në Kosovë, qoftë denoncime këto nga qytetarët apo organizatat e ndryshme që merren me mbledhjen e të dhënave dhe dokumentimin e tyre para institucioneve të drejtësisë. Ky reagim i analistit Qarri vjen pas rastit më të freskët të deponimit të dosjeve për krime luftë nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, e cila dorëzoi të enjten edhe kontingjentin e 14-të të padive kundër krimeve serbe në Departamentin për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës.

Analisti Qarri e bënë përgjegjëse politikën që ka udhëhequr vendin, për të gjitha mandatet e kaluara, që nuk e ka lejuar drejtësinë të merret me këto krime. Përgjegjës kryesor sipas Qarrit është PDK që ka dominuar në qeverisje dhe klani i ngushtë PRONTO.

Image
Gani Qarri

“Përkundër faktit se njerëz dhe shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga gjenocidi serb në luftën e fundit në Kosovë, kanë dorëzuar qindra e mijëra padi me dokumente autentike dhe dosje të plotësuara, deri në Gjykatën Kushtetuese si Gjykata më e lart në vend, për vlerësimin e lëndëve të tyre, përgjatë gjithë qeverisjes së Klanit PRONTO dhe Qeverisë së PAN-it, pothuajse të gjitha paditë janë hedhur poshtë dhe nuk është marrë, asnjë përgjigje pozitive nga pala ankuese. Ndaj e gjithë kjo barrë e rëndë e serioze, e mbetur për më se 20 vite e pazgjidhur po detyron qeverinë e re në mënyrë të detyrueshme për ti zgjedhur të gjitha rastet e deponuara ndër vite të padive për krimet serbe të luftës, të ushtruara nga regjimi okupues serb në Kosovë”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri shprehë shqetësimin e tij për rrezikun e vjetërsimit dhe mbetjes pa fakte e dëshmi të rasteve të denoncuara, nëse ato akoma vazhdojnë të zvarriten, sepse dëshmitarët vdesin, vdesin edhe viktimat, kështu që krimi mbetet me pa të drejtë i pa ndëshkuar. Ai thotë se tani një shpresë e vetme mbetet tek Qeveria e re, që këto dosje të nxirren nga harresa dhe të marrin trajtimin meritor.

“Kështu që dosja e dëshmive për gjenocid dhe krimet e Serbisë okupatore në Kosovë sapo vjen e ngarkohet, po shtohet, pasi që për plot dy dekada me radhë, nuk ka pasur asnjë qasje serioze për zgjidhjen e këtyre padive nga qeveritë e kaluara, të nënshtruara para Serbisë. Vetëm këto ditë, Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99” dorëzoi edhe kontingjentin e 14-të të padive kundër krimeve serbe në Departamentin për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës me shpresë se institucionet e reja, përfundimisht do të lëvizin dhe nuk do ti lënë më në harresë, si deri më tani rastet e gjenocidit,vrasjeve dhe masakrave të tmerrshme që Serbia ka ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë, të cilat po deponohen e dokumentohen vit pas viti”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)