E thotë profesori i njohur: Qeveria po vonohet, pa këto veprime nuk bëhet ligji VETING

  • 17 March 2020 - 07:50
E thotë profesori i njohur: Qeveria po vonohet, pa këto veprime nuk bëhet ligji VETING

“Rrjedhimisht, do duhej të formoheshin grupe punuese nga persona me kualifikime dhe eksperienca afirmative për përgatitje të elaborateve referuar akteve ligjore ekzistuese dhe atyre që do të duhej përgatitur, institucioneve të policisë, prokurorisë e gjyqësorit si dhe strukturimit organizativ e funksional të tyre me propozime të precizuara e të arsyetuara. Rrjedhimisht grupi i autorizuar i profesionisteve do të duhej t'i formulonte zgjidhjet konkrete të arsyetuara e të argumentuara edhe për ligjin VETING”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Riza Smaka, druan se premtimi i Qeverisë së re të Kosovës, respektivisht zotimi i Ministrisë së drejtësisë, që gjatë këtij viti do ta harton dhe fillon së zbatuari ligjin Veting, nuk do të arrin të realizohet, Kjo dilemë shfaqet për faktin se akoma nuk është dërguar një plan legjislativ në Kuvend, kurse MD-ja që do të jetë sponsorizues kryesor i ligjit, nuk e ka organizuar akoma asnjë debat, asnjë tryezë shkencore lidhur me këtë projekt.

Image
Riza Smakaj

“Qeveria aktuale, vet apo nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë fillimisht do të duhej të organizonte konferenca shkencore e tryeza profesionale për shtjellimin e çështjeve problemore në Sistemin e Drejtësisë si dhe për ofrimin e zgjidhjeve konkrete të të njëjtave në aspektin institucional, funksional dhe operativ. Rrjedhimisht, do duhej të formoheshin grupe punuese nga persona me kualifikime dhe eksperienca afirmative për përgatitje të elaborateve referuar akteve ligjore ekzistuese dhe atyre që do të duhej përgatitur, institucioneve të policisë, prokurorisë e gjyqësorit si dhe strukturimit organizativ e funksional të tyre me propozime të precizuara e të arsyetuara. Rrjedhimisht grupi i autorizuar i profesionisteve do të duhej t'i formulonte zgjidhjet konkrete të arsyetuara e të argumentuara edhe për ligjin VETING”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. Sipas profesorit Smaka, në saje të këtyre rekomandimeve dhe konstatimeve që dalin nga tryezat shkencore do të duhej të formuloheshin edhe aktet ligjore të modifikuara dhe aktet ligjore të reja dhe të propozoheshin e arsyetoheshin për miratim, duke përfshirë edhe ligjin Veting. “Të gjitha këto veprime do të duhej që Ministria e Drejtësisë t'i programonte paraprakisht në mënyrë që " Vetingu" të bëhet jo vetëm në Sistemin e Drejtësisë, por edhe në Administratën Publike të ristrukturoheshin e riorganizoheshin kualitativisht më së gjati brenda gjashtë muajsh. Kjo punë e rëndësishme do të mundë të bëhej mirë, seriozisht e kualitativisht brenda atij afati e rrjedhimisht do të mund të vihej në aplikim. Vijimisht nuk do të mund të mos arriheshin suksese madje cilësore dhe sasiore. Në këtë vazhdë do të mundë dhe do të duhej të plotësoheshin dhe përmirësoheshin shumë akte ligjore si dhe të përgatiteshin e miratoheshin jo pak akte ligjore që aktualisht mungojnë”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)