Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u prek me koronavirus

  • 17 March 2020 - 08:25
Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u prek me koronavirus

Deri tani në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin gjithsej në 16.

“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim. 

Gjendja shëndetësore e vajzës së pranuar mbrëmë në Klinikën Infektive, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur për media, profesori dhe infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.

“Mund të ju njoftojë se gjendja shëndetësore e vajzsës e cila u pranua mbrëmë në Klinikë dhe që rezultati me koronavirus, doli pozitiv, është stabile. Ne jemi duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të saj”, ka deklaruar Ahmeti.

E bëhet e ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar në total 1600 telefonata, ndërkaq vetëm të hënën nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak.

Duke ditur se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e e qytetare është e domosdoshme, IKSHPK apelon të bëhet kujdes i shtuar, duke mbajtur distancë nga tjetri dhe duke reduktuar daljet vetëm në raste në raste emergjente.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët bashkëmenaxhimin e kësaj situate, duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

(Kosova Sot Online)