Hajnat në Kosovë nuk i ndalë as koronavirusi

  • 17 March 2020 - 09:34
Hajnat në Kosovë nuk i ndalë as koronavirusi

Dje në Prizren një mashkull ka raportuar në Polici se ka zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar, duke tentuar që të thyej derën e shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj, ka bërë të ditur se dje në Prizren është tentuar që të kryhet një vjedhje e rëndë.

Pasi ka marrë ankesën nga pronari i shtëpisë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka  arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Prizren 16.03.2020, 21:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil.

(Kosova Sot Online)