Tronditet Italia: Goditet nga tërmeti 4.2 ballë, e një vullkan shpërthen në mes të përballjes me koronavirus

  • 17 March 2020 - 10:18
Tronditet Italia: Goditet nga tërmeti 4.2 ballë, e një vullkan shpërthen në mes të përballjes me koronavirus

Vullkani Stromboli ka sjellur pamje dramatike në Itali, ndërsa një tërmet rreth 4.2 ballë goditi Kalabrinë në mes të bllokimit nga koronavirusi.

Pamjet e shpërthimit të vullkanit u shfaqën në Twitter menjëherë pas mesnatës. Videot tregojnë një shkëlqim portokalli që del nga vullkani, derisa tymi ngjitet në qiell.

Italianët janë shprehur të tronditur nga kjo gjendje e krijuar, përmes shkrimi të tyre në Twitter.

‘’Qëndroni pozitiv, sepse ne po luftojmë fort me koronavirus rreth e rrotull Italisë.’’

‘’Çfarë po ndodh me ne? Një tërmet me madhësi 4,3 goditi Nocero Scalo, Kalabria’’, tha një përdoruese e Twitter.

Ende nuk dihet nëse ka dëmtime ose pasoja të tjera.

Italia është kombi evropian më i goditur deri tani nga koronavirusi. Ka pasur të paktën 1800 vdekje, dhe vendi është detyruar që të vetë-izolohet.

(Kosova Sot Online)