Sulm me armë në Australi, një i vrarë e katër të plagosur

  • 17 March 2020 - 10:29
Sulm me armë në Australi, një i vrarë e katër të plagosur

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur qëlloi me armë zjarri ndaj disa personave dhe policëve në Wyong të Australisë.

Policia arriti ta arrestonte sulmuesin e dyshuar vetëm një orë pas incidentit. Në mesin e personave të plagosur raportohet se janë një grua që është qëlluar në shpinë dhe një polic që kishte shkuar ndër të parët në vendin e ngjarjes.

Besohet se ploci u plagos gjatë kohës kur po mundohej ta largonte nga rreziku një viktimë.

Zona ku ndodhi sulmi u rrethua dhe u izolua nga policia. Aty shkuan disa ekipe mjekësore si dhe zjarrfikësit.

Një zëdhënëse e policisë tha se rreziku ka kaluar tash që sulmuesi është dërguar në ndalim, shkruan “Daily Mail”.

Një dëshmitar tha se ka dëgjuar shumë të shtëna, por nuk ka parë ndonjë person të armatosur.

(Kosova Sot Online)