Arrestohet pronari i hotelit në Podujevë pasi ju shërbeu klientëve

  • 17 March 2020 - 10:41
Arrestohet pronari i hotelit në Podujevë pasi ju shërbeu klientëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Komunën e Podujevës pronarin e një hoteli.

Sipas policisë kjo ka ndodhur pasi që i njëjti ka nuk i ka përfillur dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, derisa u ka shërbyer klientëve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)