IKShP: Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë

  • 17 March 2020 - 11:18
IKShP: Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna deri më tani, për kujdes ndaj virusit Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, IKShP-ja ka apeluar që qytetarët ta mposhtin koronavirusin me kujdes e jo me frikë.

“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen! Pa shtrëngim duarsh, pa përqafime, qëndroni në distancë nga njëri-tjetri së paku 2 metra, lani duart sa më shpesh me ujë e sapun”, janë disa nga këshillat e dhënë nga IKShP-ja për qytetarët.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 16 raste të personave të infektuar me virusin Covid-19.

(Kosova Sot Online)