Të prekurit nga koronavirusi edhe nga Prishtina, Obiliqi e Prizreni

  • 17 March 2020 - 12:36
Të prekurit nga koronavirusi edhe nga Prishtina, Obiliqi e Prizreni

Gjashtëmbëdhjetë persona, 8 meshkujë dhe 8 gra, tashmë janë konfirmuar si të prekur nga visuri kinez ‘Covid-19’, apo sic njihet ndryshe koronavirusi.  IKSHP bën të ditur se 7 raste janë nga fshati Stubëll e epërme e Vitisë, 4 raste nga Malisheva dhe një rast nga komuna e Klinës, një nga Prizreni, një nga Podujeva, Prishtina e Obliqi.

“Nga data 13.03.2020 kur janë konfirmuar dy  rastet e para, deri sot  me 17.03.2020 gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19. Tetë prej tyre të gjinisë femërore dhe tetë mashkullore, rastet janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

(Kosova Sot Online)