Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësor në Drenas

  • 17 March 2020 - 13:49
Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësor në Drenas

Thirrjes së kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë.

Të gatshëm për të kontribuar janë treguar edhe disa të tjerë infermierë.

“Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej infermierëve të cilat kanë shprehur vullnetin për tu bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë se bashku situatën dhe që të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarët” thuhet në komunikatën e komunës.

“Ky numër i vullnetarëve vetëm sa po rritet, mirëpo, nevojat për tu pajisur me maska, doreza e dezinfektuese janë të mëdha për stafin shëndetësor të Drenasit. Andaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran, me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Deri tani nuk ka raste të verifikuara me virus COVID në Drenas.

(Kosova Sot Online)