Miliarderi kinez dhuron 20.000 teste, 100.000 maska dhe 1.000 kostume mbrojtëse për Afrikën

  • 17 March 2020 - 14:53
Miliarderi kinez dhuron 20.000 teste, 100.000 maska dhe 1.000 kostume mbrojtëse për Afrikën

Miliarderi kinez dhe bashkëthemeluesi i “Alibaba”, Jack Ma, është zotuar të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska ëdhe 1.000 kostume mbrojtëse për secilin vend afrikan për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.

Jack Ma, personi më i pasur i Azisë, në fillim të këtij muaji dërgoi furnizimeve mjekësore në SH.B.A. dhe u zotua të shpërndajë dy milion maska ëmbrojtëse në të gjithë Evropën.

“Furnizimet për Afrikën do t’i dorëzohen kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, me kryeministër Abiy Ahmed, i cili mbikëqyrë shpërndarjen në pjesën tjetër të kontinentit”, tha ai në një deklaratë.

Z. Ma tha që fondacioni i tij Jack Ma dhe Fondacioni Alibaba gjithashtu do të ofrojnë materiale në internet për trajtimin klinik të koronavirusit për institucionet mjekësore në kontinent.

Rikujtojmë se janë urdhëruar masa të rrepta – përfshirë kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e shkollave – në Afrikën e Jugut dhe Kenia, si parandalim të përhapjes së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)