Mustafa thotë se virusi mund të përhapet më shumë, i kërkon Presidentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi, që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas konfirmit të 16 rasteve me koronavirus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë mes veti si kurrë më parë dhe se s’duhet humbur kohë e të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.
“Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, ka shkruar Mustafa.
(Kosova Sot Online)