Ambasadori Kosnett vlerëson punën e sektorit të shëndetësisë në kohë pandemie

  • 17 March 2020 - 18:54
Ambasadori Kosnett vlerëson punën e sektorit të shëndetësisë në kohë pandemie

Ambasadori I SHBA’së, Philip Kosnett, ka shkruar në rrjetin social Twitter për punën që po bëhet në sektorin e Shëndetësisë në këtëkohë kur Kosova po përballet me virusin Covid-19.

Deri më tani Kosova ka 17 raste të konfirmuara me virus, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së bashku me qeverinë kanë shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

‘’I bashkohem duartrokitjeve për profesionistët mjekësorë, që nga Ministri i Shëndetësisë deri tek punëtorët në vijat e frontit, që po e pranojnë sfidën për tu kujdesur për ata që kanë nevojë dhe të mbajnë vendin e edukuar dhe të informuar’’, ka shkruar Kosnett.

(Kosova Sot Online)