Alarmon analisti i njohur: Të kapen hajnat e PAN-it, po e vjedhin edhe Ushtrinë e Kosovës

  • 18 March 2020 - 07:30
Alarmon analisti i njohur: Të kapen hajnat e PAN-it, po e vjedhin edhe Ushtrinë e Kosovës

“Kjo dëshmon se interesat e tyre korruptive shkojnë aq larg se që janë të gatshëm të vjedhin edhe në një racion ushqimor të ushtarit të shtetit të Kosovës, në një gotë qaji apo në një shërbim tjetër, sepse interesi i politikës së inkriminuar, i grupeve që bashkëpunojnë me të, është se si të pasurohen për vete dhe jo si ta ndërtojnë shtetin e së drejtës. Ato nuk kanë interes as për ushtri profesionale, as pët polici dhe drejtësi të pa varur, por si të bëhen të zhvatin edhe këtë pak buxhet të shtetit të varfër dhe të mbijetojnë të pa prekshëm nga drejtësia, që për fat të keq është akoma nën kontrollin e këtyre rrjeteve kriminale”, thotë analisti politik Ali Hertica të “Kosova Sot Online” .

Analistët politik, po vazhdojnë ta komentojnë dhe shohin me shqetësim tepër serioz, mënyrën se si është menaxhuar në mandatin e kaluar qeverisës buxheti i shtetit për financimin e ushtrisë së Kosovës, FSK-së. Abuzimi me tenderët, sipas analistëve, është një traditë në vetë e politikës së korruptuar të Kosovës të lidhur me interesat e bizneseve të ndryshme, por pak kush ka besuar se vjedhja përmes tenderëve do ta godet edhe FSK-në Ushtrinë për të cilën aq shumë është pritur miratimi dhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar, kurse tani, në proces e sipër të fuqizimit dhe ngritjes në forcë moderne të ushtrive të NATO-së, grupet kriminale të interesit të lidhura me politikën zhvatin buxhetin nëpërmes tenderëve të montuar. Kështu thotë analisti politik Ali hertica, duke e ngritur këtë shqetësim, pas publikimit të një raporti hulumtues lidhur me një tender të Abuzuar në Ministrinë e FSK-së, në mandatin e kaluar. Tenderi kishte për destinim sigurimin e ushqimit në FSK. Ministria e Mbrojtjes në prill të 2018-s kishte shpallur tender për: “Shërbimet me ushqim (furnizim), përgatitje dhe servim nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së”, ku kishin konkurruar katër kompani dhe konsorciume vendore dhe ndërkombëtare, ku tri prej tyre ishin shpallur si të përgjegjshme nga Autoriteti Kontraktues (AK), Ministria e Mbrojtjes. Më 28 qershor 2018 Autoriteti Kontraktues kishte shpallur fituese konsorciumin NTP “Global Parajsa” nga Vushtria & “Ciano Trading & Services”, kompani italiane me renome ndërkombëtare. Siç është raportuar, kriter bazë për dhënien e këtij tenderi ka qenë çmimi më i ulët, kishte fituar konsorciumi në fjalë në vlerën prej 7 milionë e 211 mijë euro, mirëpo i njëjti tender më vonë ka përfunduar tek operatori tjetër, për çmimin më të shtrenjtë, për 1.206 .000 euro më shtrenjtë te kompania “Beni Dona”, e cila e fiton për 8.417.000 euro. Analisti politik Ali Hertica e sheh këtë lloj skandali që është zbuluar në këtë ministri, si lojën më të pistë të politikës së lidhur me krimin e organizuar, pasi që nuk funksionin ligji dhe nuk ndiqet krimi.

Image
Ali Hertica

“Kjo dëshmon se interesat e tyre korruptive shkojnë aq larg se që janë të gatshëm të vjedhin edhe në një racion ushqimor të ushtarit të shtetit të Kosovës, në një gotë qaji apo në një shërbim tjetër, sepse interesi i politikës së inkriminuar, i grupeve që bashkëpunojnë me të, është se si të pasurohen për vete dhe jo si ta ndërtojnë shtetin e së drejtës. Ato nuk kanë interes as për ushtri profesionale, as për polici dhe drejtësi të pa varur, por si të bëhen të zhvatin edhe këtë pak buxhet të shtetit të varfër dhe të mbijetojnë të pa prekshëm nga drejtësia, që për fat të keq është akoma nën kontrollin e këtyre rrjeteve kriminale”, thotë analisti politik Ali Hertica të “Kosova Sot Online” .

Sipas Ali Herticës, një kontribut të mirë për zbardhjen e këtyre aferave korruptive, këto vitet e fundit, po e japin mediet dhe shoqëria civile, prandaj kërkohet nga Qeveria e re që të ketë vullnet dhe ti jep mbështetje drejtësisë për tu ballafaquar me nëntokën kriminale të lidhur me politiken e kaluar në qeverisje, mandat që u shfrytëzua me gjithë potencialin e mundshëm për të zhvatur, pa kursim e pa u penguar nga askush, duke depërtuar kështu edhe në tenderët që ndërlidhen me FSK-në, ushtrinë e re të Kosovës. “Duhet vullnet politik dhe këmbëngulësi e instrumenteve të shtetit për ta luftuar krimin secilin segment të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse abuzohet në këtë mënyrë në një tender sikur ky që ka të bëjë me ushtrinë, atëherë edhe çka mundë të pritet tjetër për të ndodhur dhe vepruar drejtësia e këtij shteti. Kjo na tregonte duke ngecur kaq seriozisht, mos funksionuar prokuroria dhe gjyqësia, krimi i organizuar është gati ta rrënoj shtetin deri në themel, pa pyetur për koston me të cilën e kemi ndërtuar deri këtu, e që nuk është akoma ndërtim, është fillimi i ndërtimit, por që po përballet me pengesat serioze të krimit”, thotë Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, derisa po dalin fakte të tilla që nuk mundë të mohohen, është për detyrë e kësaj Qeverie që ti merr dhe analizon, heton të gjitha raportet e shpenzimeve nga mandati i koalicionit PAN, dhe në cilindo rast që konstatohet abuzimi për përfitime të kundërligjshme, përgjegjësit në ato dikastere të nxirren para ligjit, sepse këtu mjafton vetëm që të mbështete angazhimi i pa varur dhe i pa ndikuar në prokurori dhe në gjykata. “Besoj se edhe Prokuroria, kur bëhet fjalë për skandale të tilla të kësaj natyre, sikur që është abuzimi me buxhetin e ushtrisë së shtetit- FSK-së, do të jetë më këmbëngulëse në këtë fushë. Dyshimet ekzistojnë se këto grupe të interesit apo grupe të organizuara kriminale, e kanë në një farë mënyre, në lidhje indirekte apo direkt, mbështetjen e politikës, përndryshe nuk kishin mundur të funksionojnë. Po shihet ashiqare se ish drejtuesit jo legjitim të institucioneve tona në mandatin e kaluar, janë të përfshirë në afera korruptive, prej të cilave vetëm disa kanë përfunduar si skandale para syve të publikut derisa shumë të tjera mbeten të pazbuluara”, thotë Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)