Mesazh për opozitën e PAN-it: I kanë vjedhur edhe rezervat shtetërore, duhet ta ulin bishtin dhe të mos flasin shumë...

  • 18 March 2020 - 07:45
Mesazh për opozitën e PAN-it: I kanë vjedhur edhe rezervat shtetërore, duhet ta ulin bishtin dhe të mos flasin shumë...

“Opozita e re duhet ta ul bishtin dhe të mos flas shumë. E dimë fare mirë se çfarë i kanë bërë këtij vendi. Kanë vjedhur dhe zhvatur ku dhe çfarë kanë mundur. Edhe ato pak rezerva shtetërore që kishte Kosova i vodhën. Nuk e kuptoj se me çfarë fytyre kritikojnë qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Madje e shfrytëzojnë edhe këtë situatë të rëndë që po kalon vendi ynë dhe gjithë bota me koronavirusin, për të kritikuar dhe fituar ndonjë poen politik”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, e ka kritikuar ashpër sjelljen opozitare të PAN-it, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës lidhur me pengesat që ka provuar ti bëjë procedimit me urgjencë të Ligjit të Buxhetit, pavarësish situatës në të cilën gjendet vendi me këtë sfidë serioze, të pandemisë së koronavirusit. Këto sjellje të opozitës vlerësohen veprime tepër të ulëta politike, duke u përpjekur për të abuzuar edhe me këtë situatë serioze brenda vendit, në këto ditë të vështira, me qëllimin e vetëm që pa zgjedh mjete e metoda, të pamundësohet puna e ekzekutivit, të provokohet situata te të njëjtit që zhvaten shtetin në mandatin e kaluar përsëri të kthehen në pushtet për zhvatje të shtetit.

Image
Faik Krasnqi

Sipas Krasniqi, opozita duhet të matet mirë se çfarë flet dhe çfarë kritikash drejton në adresë të qeverisë së re, kur duhet se në mandatin e kaluar nuk kanë lënë asnjë rezultat pozitiv me të cilin do të mburreshin e, qytetarët do ta mbanin ndër mend qeverisjen e tyre. “Opozita e re duhet ta ul bishtin dhe të mos flas shumë. E dimë fare mirë se çfarë i kanë bërë këtij vendi. Kanë vjedhur dhe zhvatur ku dhe çfarë kanë mundur. Edhe ato pak rezerva shtetërore që kishte Kosova i vodhën. Nuk e kuptoj se me çfarë fytyre kritikojnë qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Madje e shfrytëzojnë edhe këtë situatë të rëndë që po kalon vendi ynë dhe gjithë bota me koronavirusin, për të kritikuar dhe fituar ndonjë poen politik”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sado që opozita po adreson kritika të ashpra, sipas Faik Krasniqit, ato nuk do të mundë ta dobësojnë, e lëre me të rrezikojnë për ta rrëzuar Qeverinë e re të Kosovës, nëse kjo nuk vetë rrëzohet nga mos puna dhe dështimet e saj eventuale, sepse qytetarët ju kanë dhënë votën për ndryshime të dy partive politike në koalicion, dhe ky besim qytetar është më i fuqishëm se kritikat e pa argumentuara të opozitës së re që deri para pak ditësh ishte në pushtet, në keq qeverisjen e vendit. “Qeverinë e re mund ta rrezoj veç mos puna e tyre. Sa për opozitën kjo qeveri nuk rrezohet kurrë. Populli ka votuar ndryshimin, dhe presim qe ai ndryshimin te ndodh. Për t'u bërë ndryshimi duhet shumë punë. Nuk mjafton vetëm të punohet mirë, por duhet të punohet shumë për t'u prekur sukseset, sepse Kosova ka me mijëra probleme”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)