A do të shpallë sot Kuvendi gjendje të jashtëzakonshme?

  • 18 March 2020 - 08:11
A do të shpallë sot Kuvendi gjendje të jashtëzakonshme?

Presidenti i vendit, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur mbrëmë ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Tani ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkërisht. Jemi nën rrethana të papërjetuara më parë”, tha ai duke bërë thirrje që të mos krijohet panik, ka bërë thirrje i pari i vendit në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Pa dashur që të nxis panik, por thërras për vigjilencë edhe përgjithësi që ta ndihmojmë dhe ruajmë njeri tjetrin. Do të ishte papërgjegjësi e madhe injorimi dhe mos marrja e gjitha masave që kemi si shtet dhe shoqëri”, shtoi presidenti.

Por zv.kryeministri Haki Abazi tha se Qeveria është kundër propozimit të Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mbetet të shihet nëse deputetët do të votojnë për dekretin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo.

(Kosova Sot Online)