Veseli në anën e Presidentit, mbështet shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend

  • 18 March 2020 - 11:33
Veseli në anën e Presidentit, mbështet shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media nga selia e partisë së tij ka thënë se e përkrahin kërkesën e preisdnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai ka kritikuar gjithashtu qeverinë për vonesë në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Veseli në konferencë ka gjetur kohë për kritika drejt qeverisë edhe rreth çasjes ndaj SHBA’së.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje si parti e koalicionit qeverisës nuk e ka përkrahur propozimin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, derisa kreu i LDK’së ende pa propozuar Thaçi, kishte propozuar shkuarjen drejt shpalljes së situatës së jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)