Sot Albin Kurti emëron tre zëvendësministra të LDK’së

  • 18 March 2020 - 12:05
Sot Albin Kurti emëron tre zëvendësministra të LDK’së

Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka emëruar sot tre zëvendësministra, që ishin propozime të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu u bë e ditur në njoftimin që kanë nisur për media nga zyra e kryeministrit.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.

(Kosova Sot Online)