Situata me koronavirusin, Ambasada amerikane i drejtohet Kurtit: Koha për ta hequr tarifën ndaj Serbisë

  • 18 March 2020 - 12:28
Situata me koronavirusin, Ambasada amerikane i drejtohet Kurtit: Koha për ta hequr tarifën ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë edhe një thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

Përmes një deklarate nisur për media, ambasada e SHBA-së në Prishtinë  kanë deklaruar se në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.

Tutje, shkruhet se tashmë është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave.

“Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin kishin paralajmëruar se me datë 15 mars do të hiqej tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që partnerët e koalicionit nuk kanë arritur që të dakordohen për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)