Thaçi: Në Dekretin tim planifikohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë

  • 18 March 2020 - 12:49
Thaçi: Në Dekretin tim planifikohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se tashmë zyra ligjore e presidencës dhe e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar rreth finalizimit të çështjes së Dekretit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Siç ka treguar kreu i shtetit, në pikën e parë të Dekretit planifikohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë, me mundësi vazhdimi. Megjithatë për një gjë të tillë ka thënë se duhet të vendos Kuvendi i Republikës së Kosovës. 

Përveç kësaj, Thaçi ka thënë se Dekreti planifikon edhe përfshirjen dhe aktivizimin e Ushtirsë për t’iu dalë në ndihmë autoriteteve të vendit në realizimin e detyrave dhe objektivav.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohje për punën që po e bëjnë mjekët. Ishte edhe konstatim i përbashkët se menaxhimin më të mirë të situatës mund ta bëjë vetë qytetari, familja dhe shoqëria me diciplinë dhe përkushtim, duke ndihmuar e respektuar njëri tjetrin dhe duke ia lehtësuar njëri tjetrit këto kohë jo të lehta. Duhet të kemi kujdes maksimal, ta kalojmë sa më shpejtë. Diskutuam me drejtorin, jetojmë në një hapsirë ku epiqendra e koronavirusit tashmë është ne Evropë.

Duhet t’i marrim përvojat e vendeve tjera. Prandaj duke pasur parasysh ato që kemi diskutuar mbrëmë por edhe sot, dhe takime qe kam zhvilluar dhe pas konsultave dhe opinioneve që mora nga drejtori i Institutit, dua të theksoj se tanimë zyra ligjore e presidentit dhe e kuvendit janë duke u koordinuar që të finalziohet dekreti i presidentit të Kosovës, për marrjen e të gjitha masave për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendje.

Mund ta them, se në minutat vijuese do të informoheni edhe për përmbajtjen e dekretit që përfshinrë.

Gjendje të jashtëzakonshme 30 ditore, me mundësi vazhdimi varëisht prej rrethanave.

Kjo gjendje shpallet me qëllim të parandalimit të COVID-19.

Sic e kemi theksuar, në pikën 3 udhëzohet edhe FSK për të ndalë në ndihmë me qëllim të realizimit të detyrave”, ka thënë Thaçi.

(Kosova Sot Online)