Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

  • 18 March 2020 - 13:08
Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Ka shkuar në 1135 numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Iran. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 147 vdekje të reja, që paraqet rekord për këtë periudhë kohore.

Irani është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Deri më tani, në këtë shtet janë infektuar mbi 16 mijë persona ose rreth 90 për qind e të gjithë të infektuarve në rajon.

Më parë, qeveria iraniane është akuzuar për masa të ngadalshme në luftën kundër virusit dhe madje edhe për fshehjen dhe mbulimin e rasteve të para.

Autoritetet më në fund kanë vendosur t’i mbyllin për vizitorë vendet e shenjta, ku tuboheshin mijëra njerëz, shkruan “Free Europe”.

Të martën, organet shtetërore paralajmëruan se miliona njerëz mund të vdesin, nëse nuk ndalen udhëtimet dhe nëse nuk merren parasysh këshillat e ekspertëve shëndetësorë.

Ndryshe, mbi 203 mijë njerëz deri më tani janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa më shumë se 8 mijë e 200 kanë vdekur, sipas faqes “Ëorldometers”.

(Kosova Sot Online)