Çun Lajçi godet keq Presidentin Thaçi : Hashim, luftë civile apo Serbia po do me na pushkatu, me ushtri nuk luftohet virusi

  • 18 March 2020 - 13:24
Çun Lajçi godet keq Presidentin Thaçi : Hashim, luftë civile apo Serbia po do me na pushkatu, me ushtri nuk luftohet virusi

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar ndaj presidentit të vendit, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, derisa i ka thënë se me ushtri nuk luftohet koronavirusi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ai e ka pyetur se a ka luftë civile apo Serbia dëshiron të na pushkatojë, derisa i ka thënë se as në kohën e Millosheviqit kur pati helmime nuk vdiqëm e as ushtria nuk doli nga kazermat.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ngutu Hashim

Isa lejën po ta jep
Ngutu
Instaloje gjendjen e jashtzakonshme
ashtu siç na e pat ba edhe Milloshi, e t'cofim ma shpejt!
Veç kallxo:
Janë mija të helmuem?
Qinda të vdekun?
Luftë civile?
Apo
Serbia po don me na pushtua?
Jo fol, se me ushtri nuk luftohet Koronavirusi?
Cili dreq asht çua n'kamë që t'kanë rrokë dhimtë?!
Apo, mos helbete po don me ba grushtshtet?!
Allahile a n'qat birën e minit që kushtonte 500 grosh n'kohën e Fadilit po don me na shti a?
A je more normal?
Kush po na sulmon o Hashim, që po e bani tan ket panikë, tue thanë: Mos bani panikë, mos bani panikë!
A t'kujtohen helmimet masive n'kohën e Milloshit?
A t'kujtohen?
Nuk vdiqem krejt, as ushtria s'dul nga kazermat?!

(Kosova Sot Online)