Virolgu francez, e di si ta shërojë koronavirusin

  • 18 March 2020 - 13:36
Virolgu francez, e di si ta shërojë koronavirusin

Një virolog francez ka deklaruar se e di si ta shërojë koronavirusin. Mjeku Didier Raoult, drejtor i Institutit Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, publikoi për mediat vendase rezultatet e testit të tij klinik, lidhur me trajtimin e koronavirusit me clorochina.

¾ e pacientëve të prekur nuk rezultuan më mbartës të virusit pas gjashtë ditësh kure me Plaquenil, një nga emrat tregtar të clorochina, e përdorur gjerësisht kundër malaries.

“E marrë bashkë me shoqërues të tjerë antibiotikësh, ky ilaç i shëroi totalisht pacientët brenda një jave, ndërsa 90% e të sëmurëve të cilët nuk morën ilaçin rezultuan pozitiv”, deklaroi Raoult.

Pas një studimi të parë kinez, clorochina e vjetër, ilaçi kundër malaries prej 60 vitesh tashmë, u testua në Francë tek pacientët me koronavirus.

Ilaçi iu dha 24 pacientëve dhe pas gjashtë ditësh, ¾ e tyre rezultoi se nuk e kishin më virusin. 

(Kosova Sot Online)