Pas shkarkimit të Veliut reagon deputetja e PDK’së: Koalicioni solli krizën e radhës

  • 18 March 2020 - 14:05
Pas shkarkimit të Veliut reagon deputetja e PDK’së: Koalicioni solli krizën e radhës

Deputetja e PDK’së Blerta Deliu ka reaguar pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti, duke deklaruar se koalicioni ka sjellë krizën e radhës.

Deliu ka shkruar në Facebook se qytetarët kanë nevojë më shumë se rrallë herë që institucionet të vihen në ballë të kësaj situate pandemike.

Sipas saj, beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë.

“ Beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë. Një Qeveri që nuk mund ta menxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)