Profesori i njohur zbulon kushtëzimin e madh: Ligji VETING nuk bëhet pa thënë Amerika

  • 18 March 2020 - 14:53
Profesori i njohur zbulon kushtëzimin e madh: Ligji VETING nuk bëhet pa thënë Amerika

“Natyrisht se duhet të ndajmë propagandën si opozitë dhe në fushatë, me punën në pozitë dhe në shtet. Deklaratat e VV në fushate dhe në opozitë duket së kanë mbetur, janë harruar atje, sepse VV-ja ka ndryshuar shumë. Ajo është shndërruar në subjekt të njëjtë politik si subjektet tjera. Por, megjithatë, duhet bërë presion për VETTING-un. E VETING-u bëhet vetëm kur duan edhe SHBA-të. Por këtu dua të them se ka disa kushte, e kjo ka të bëjë me marrëveshjen që po diskutohet me shtetin serb. Pa e bërë marrëveshjen me shtetin serb, faktori ndërkombëtar, SHBA-të nuk do të kërkojnë VETTING. Pra, kjo tash po shihet nga VV-ja që nuk mund të bëhet VETING pa mbështetje nga SHBA-të dhe nga BE-ja”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, edhe pse e sheh tepër të rëndësishme për miratim dhe fillim të zbatimit, ligjin VETING, për ta pastruar drejtësinë dhe politikën e Kosovës, dhe të gjitha institucionet e sigurisë, thotë se në këtë fillim mandati Koalicioni Qeverisës nuk po duket që ka përkushtim serioz për bërjen e një ligji të tillë, prandaj janë shpikur vonesat me bërjen e një grupi punues, në cilësinë e ekspertëve, dhe pritja e rekomandimeve që do të dalin nga ky grup. Profesor Kelmendi thekson se për ta hartuar një ligj të tillë dhe zbatuar atë me sukses, domosdo kërkohet ndihma dhe mbështetje amerikane, e kjo mbështetje do të kushtëzohet nga amerikanët me tema politike, kështu që në këtë rrafsh tani do të del edhe një pengesë e re plus.

Image
Muhamet Kelmendi

“Vonesat për ta futur VETTING-un në veprim vijnë kryesisht nga koalicioni që ekziston. Në këtë anë, jo vetëm që po humbet koha, por do të thellohen keqpërdorimet edhe më tej. Këtë po e shohim në punësime të njerëzve, ministrave, deputetëve etj...të koalicionit. Ata po punësohen në Kuvend, nëpër ministri, në firmat shtetërore e shoqërore. Me një fjalë vetëm po bëjnë ndërrime, po hiqen njerëzit e ish qeverisë dhe po punësohen të tashmit. Pra është shumë komplekse përgjigja në pyetjen pse nuk do të vihet shpejtë deri te VETTING-u E këtu është edhe ndikimi i LDK-së, që është parti e cila vazhdimisht ka qenë në pushtet. Nuk ka vend, si nëpër institucione, nga niveli më i ulët e deri në nivelin më të lartë, që nuk kemi njerëz të LDK-së të punësuar. Këta gjenden edhe në polici, në prokuroritë e ndryshme të Kosovës, në gjykatat e vendit e kudo. Këta nuk i dënon LDK. Po kështu kemi të punësuar ose po punësohen edhe njerëzit e VV-së. Ndaj duhet kohë për VETTING”, thotë Profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelemdni, përveç kësaj logjike të fillimit të ri të kapjes së institucioneve të shtetit nga partnerët e rinj qeverisës, pengesë tjetër që do të ndikon në hartimin dhe fillimin e zbatimit të ligjit VETING do të jetë edhe qëndrimi amerikan me kushtëzimet politike, për ta mbështetur këtë projekt serioz, si në fazën e hartimit me ekspert po ashtu edhe në fazën e zbatimit.

“Natyrisht se duhet të ndajmë propagandën si opozitë dhe në fushatë, me punën në pozitë dhe në shtet. Deklaratat e VV në fushate dhe në opozitë duket së kanë mbetur, janë harruar atje, sepse VV-ja ka ndryshuar shumë. Ajo është shndërruar në subjekt të njëjtë politik si subjektet tjera. Por, megjithatë, duhet bërë presion për VETTING-un. E VETING-u bëhet vetëm kur duan edhe SHBA-të. Por këtu dua të them se ka disa kushte, e kjo ka të bëjë me marrëveshjen që po diskutohet me shtetin serb. Pa e bërë marrëveshjen me shtetin serb, faktori ndërkombëtar, SHBA-të nuk do të kërkojnë VETTING. Pra, kjo tash po shihet nga VV-ja që nuk mund të bëhet VETING pa mbështetje nga SHBA-të dhe nga BE-ja”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)