
Lexoni edhe:
Profesori i njohur zbulon kushtëzimin e madh: Ligji VETING nuk bëhet pa thënë Amerika
Zyrtarët e fushatës së kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, kanë thënë se politikani do ta vlerësojë aktivitetin e deritashëm.
Menaxheri i fushatës së Sanders-it, Faiz Shakir, përmes një deklarate tha: “Gara e ardhshme brenda partisë është së paku tri javë larg. Senatori Sanders do të zhvillojë biseda me përkrahësit e tij për ta vlerësuar fushatën. Në ndërkohë, megjithatë, ai do të jetë i përqendruar në përgjigjen e qeverisë ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për t’u siguruar që ne do të kujdesemi për njerëzit që punojnë, që janë më të rrezikuarit.”
Profesori i njohur zbulon kushtëzimin e madh: Ligji VETING nuk bëhet pa thënë Amerika Lexoni edhe:
Kjo deklaratë erdhi pasi kandidati tjetër, Joe Biden, shënoi fitore të rëndësishme në Arizona, Florida dhe Illinois, shkruan “The Guardian”.
Përmes një fjalimi të transmetuar me video-lidhje, ish-nënpresidenti amerikan tha se ai dhe Sanders-i kanë pasur qëllime të përbashkëta në lidhje me kujdesin shëndetësor, pabarazinë dhe krizën klimatike, duke i lavdëruar përkrahësit e kundërkandidatit për pasion dhe vendosmëri.
Deri në këtë fazë të garës, Joe Biden është në epërsi të konsiderueshme dhe tashmë po vlerësohet si kandidat favorit për të qenë i nominuari i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndryshe, ai njihet si mik i Kosovës dhe i ka dhënë përkrahje vendit tonë gjatë mandatit të ish-presidentit Barack Obama.
(Kosova Sot Online)