Hyseni: Ia dimë preferencat Kurtit në LDK, por s’mund të na i caktojë ministrat

  • 18 March 2020 - 16:37
Hyseni: Ia dimë preferencat Kurtit në LDK, por s’mund të na i caktojë ministrat

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po e kosniderojn si të një anshëm vendimin  e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Isa Mustafa ka thënë se s’është konsultuar fare nga Kurti për një vendim të tillë dhe ka paralajmëruar edhe prishje të koalicionit.

Mocion votëvbesimi ka paralajmëruar edhe Skënder Hyseni, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përveç tjerash, Hyseni ka thënë se dihen preferencat e Albin Kurtit në LDK, por kjo s’do të thotë që kreu i VV’së mund të caktojë ministrat e LDK’së.

Megjithatë më pas Hyseni ka refuzuar të flas, kur është pyetur për emra konkret, të cilët Kurti i preferon në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti sot ka vendosur për shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i MPB’së, pas deklarimeve të djeshme rreth situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se Veliu ka përhapur panik tek qytetarët kur ka thënë se nga ora në orë po rritet numri i të infektuarve me koronavirus.

(Kosova Sot Online)