Hoti paralajmëron rënien e qeverisë në kulmin e pandemisë

  • 18 March 2020 - 17:30
Hoti paralajmëron rënien e qeverisë në kulmin e pandemisë

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliun .

Hoti ka thënë se me këtë veprim Kurti nuk e ka shkarkuar Veliun mirëpo veten e tij.

“Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë”, shkruan ai.

Ai në një postim ka shkruar se ky vendim I kryeministrit po tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë në të cilën po kalojmë si shoqëri.
“LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

"Duket qartë se Kurti nuk funksionin kështu. Keq për të".

(Kosova Sot Online)