418 të prekur në Greqi, qeveria jep 3.8 miliardë euro për ekonominë

  • 18 March 2020 - 23:12
418 të prekur në Greqi, qeveria jep 3.8 miliardë euro për ekonominë

Në Greqi numri i te prekurve ka shkuar ne 418 dhe jane shenuar pese viktima.  Qeveria shtoi masat ekonomike kete te merkure duke caktuar nje shume prej 3.8 miliardë eurosh, për efektet e pandemise ne ekonomine greke.

Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me virusin kinez. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë. Pacienti ishte një burre 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij. Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me virusin kinez në 98.

Ndërkohe Mali i Zi pasi raportoi dy rastet e para me koronavirus ka shtuar ndjeshem masat. Nga ora dhjetë në të gjitha zonat urbane është absolutisht e ndaluar dalja ne rrugë për persona mbi 65 vjeç dhe për ata mbi 70 vjeç në zonat rurale.

(Kosova Sot Online)