Denoncon eksperti i së drejtës: Plaçkitësit e PAN-it për dy vite mandat e zhvatën shtetin, tash po bëjnë zhurmë në parlament për ta mbuluar krimin

  • 19 March 2020 - 07:31
Denoncon eksperti i së drejtës: Plaçkitësit e PAN-it për dy vite mandat e zhvatën shtetin, tash po bëjnë zhurmë në parlament për ta mbuluar krimin

“Opozita e tanishme me zhurmën që po e bën për Taksen” në të vërtetë po tenton të krijon zhurmë me qëllim të mbulimit të krimit të tyre. Korrupsion e krim, zhvatje, harxhime enorme, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shumë të zeza të tjera po tentojnë ti mbulojnë për të kaluarën e tyre të errët. Sa ishin në pushtet bënin krime ekonomike por siguronin paravan duke krijuar situata politike, tani në opozitë po tentojnë të krijojnë tema e probleme me të vetmin qëllim, vjetërsimi i krimeve të tyre’, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i i së drejtës, legjislacionit kundër korrupsionit, Hasan Preteni, duke vlerësua raportin më të ri të Departamenti Amerikan i Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2019, pjesën për Kosovën, ku ky raport nxjerr si çështje kryesore mos funksionimin sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë, thotë se kjo është pasqyra më reale dhe më besnike e keq qeverisjes që ka ndodhur në shtetin e Kosovës, gjatë dy viteve të kaluara të qeverisëse së PAN-it, grupim politik i cili pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar mbeti i tëri në opozitë. Pasi e kanë humbur pushtetin, dhe nuk mundë ta përdorin atë për të mbuluar aferat e korrupsionit dhe abuzimet me ligjin, për çka duhet të përgjigjen , po krijon situata të tensionuara politike, duke ngritur kinse çështje të mëdha për diskutim në parlament, vetëm që ta fshehin të vërtetën sikur kjo që u zbulua së fundi sipërfaqësisht nga raporti DASH-it, nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

“Zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar. Mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimin e ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuuan në këtë problem”, thuhet në raportin e DASH-it. Prandaj sipas Pretenit, tani të njëjtit pushtetar që sot janë në opozitë, po e përdorin parlamentin për të bërë politikë të zhurmshme, me qëllimin e vetëm që të shpërqendrohet vëmendja nga krimet e tyre dhe ti ikin drejtësisë.

Image
Hasan Preteni

“Opozita e tanishme me zhurmën që po e bën për “Taksen” në të vërtetë po tenton të krijon zhurmë me qëllim të mbulimit të krimit të tyre. Korrupsion e krim, zhvatje, harxhime enorme, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shumë të zeza të tjera po tentojnë ti mbulojnë për të kaluarën e tyre të errët. Sa ishin në pushtet bënin krime ekonomike por siguronin paravan duke krijuar situata politike, tani në opozitë po tentojnë të krijojnë tema e probleme me të vetmin qëllim, vjetërsimi i krimeve të tyre’, thotë Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, eksperti i kësaj fushe Hasan Preteni beson që kryeministri Kurti do ta mban përimtimin që e kishte dhënë, për të ushtruar kontroll dhe hartuar raporte për të gjitha ministrinë e drejtuara njerëz të PAN-it në mandatin e kaluar, dhe të njëjtat raporte, nëse zbulohen abuzime që implikojnë vepra penale di dorëzohen prokurorisë për ndjekje, sepse vetëm kështu fillon pastrimi i politikes dhe institucioneve nga rrjetet e kriminalizuara, për të cilat po flasin, në baza periodike, edhe raportet ndërkombëtare. “Kryeministri pati premtuar se të gjitha ministritë duhet të dalin dhe të shpjegojnë se në çfarë gjendje i kanë gjetur ministritë në momentin e pranimit të detyrave. Duhet të ketë një prerje, duhet të dihet për secilin dikaster se si kanë punuar ata. Nuk mjaftojnë vetëm raportet e PTK-së dhe RTK-së por të dalin të palarat e të gjitha institucioneve. Asnjë raport ndërkombëtar dhe vendor nuk na ka vlerësuar pozitivisht. Për keqardhje, uroj dhe shpresoj se qeverisja aktuale do të bënë diçka në këtë drejtim. Fillimi është i mbar”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)