Zbulohet skandal i ri në sistemin e drejtësisë: Edhe Gjykata Kushtetuese e shkelë Ligjin, ja çfarë thotë eksperti i së drejtës

  • 19 March 2020 - 07:43
Zbulohet skandal i ri në sistemin e drejtësisë: Edhe Gjykata Kushtetuese e shkelë Ligjin, ja çfarë thotë eksperti i së drejtës

 “Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë juridik dhe suprem i cili siguron dhe garanton funksionimin ligjor të Shtetit demokratik në përputhje dhe brenda kornizës së Kushtetutës së Republikës e cila garanton shtetin ligjor dhe demokratik si dhe liritë e të drejtat e njeriut. Kur Gjykata Kushtetuese nuk zbaton ligjin dhe kompetencat e saj, ashtu sikurse e parashikon ligji, atëherë kjo i hapë rrugën abuzivizmit dhe keq funksionimit të të gjithë sistemit gjyqësor në vend, i hapë rrugën guximit dhe aventurizmit politik, institucional dhe atij ordiner për krimin , papërgjegjshmërinë, korrupsionin dhe anti ligjshmërisë së më të fortëve”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Një punim shkencor, i bërë publik ditë më parë nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili konstaton se të drejtat e qytetarëve janë shkelur në raste të shumta edhe nga Gjykata Kushtuese me rastin e animimit të tyre sipas të drejtës ligjore për raste të ndryshme që kanë qenë nëpër procedura gjyqësore, ka ngjallë reagime të ashpra te njohësit e kësaj fushe, duke kërkuar që sa më shpejtë ekzekutivi i vendit ta finalizon ligjin VETING dhe të fillon pastrimin e të gjitha instancave në sistem, duke përfshirë këtu edhe Kushtetuesen. Shkelja e të drejtave të qytetarëve në nivel të Gjykatës Kushtetuese, sipas punimit shkencor të profesorit Enver Hasani është hetuar duke hedhur poshtë si të baza dhe të pa pranueshme në mal ankesash të drejtuara në këtë Gjykatë, nga Qytetarët, pas shterjes së të gjitha mundësive në gjykatat e rregullta, nga niveli i Themelores, Apelit dhe Supremes. Ky fenomen i konstatuar shkencërisht, sipas ekspertit të fushës Skënder Kapiti, duhet të shërben që edhe Kosova ta merr për model ligjin e VETTING-ut i cili po zbatohet në Shqipëri, e i cili nuk e ka kursyer asnjë instancë të sistemit të drejtësisë, duke përshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese.

Image
Skender Kapiti

“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë juridik dhe suprem i cili siguron dhe garanton funksionimin ligjor të Shtetit demokratik në përputhje dhe brenda kornizës së Kushtetutës së Republikës e cila garanton shtetin ligjor dhe demokratik si dhe liritë e të drejtat e njeriut. Kur Gjykata Kushtetuese nuk zbaton ligjin dhe kompetencat e saj, ashtu sikurse e parashikon ligji, atëherë kjo i hapë rrugën abuzivizmit dhe keq funksionimit të të gjithë sistemit gjyqësor në vend, i hapë rrugën guximit dhe aventurizmit politik, institucional dhe atij ordiner për krimin, papërgjegjshmërinë, korrupsionin dhe anti ligjshmërisë së më të fortëve”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Skënder Kapitit, kur mos respektimi i ligjit, krimi dhe korrupsioni kapin edhe Kushtetuesen, atëherë shpresat vdesin për drejtësi në nivelet më të ulëta të sistemit, andaj kjo gjendje alarmante duhet të pastrohet vetëm më ligjin Veting. “Pra kur ndodh ky fenomen atëherë rezulton se i tërë sistemi gjyqësor ka rënë pre e korrupsionit dhe padrejtësisë, gjë e cila nuk mund të ndreqet pa një VETTING rrënjësor duke filluar që lart nga koka, nga maja e piramidës së sistemit të drejtësisë, ashtu sikurse po veprohet me VETTING-un në Shqipëri’, thotë eksperti i së drejtë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)