Shpërthen analisti i njohur: Hashim Thaçi po e përdorë edhe pandeminë e koronavirusit për skenarin e ndarjes së Kosovës

  • 19 March 2020 - 07:51
Shpërthen analisti i njohur: Hashim Thaçi po e përdorë edhe pandeminë e koronavirusit për skenarin e ndarjes së Kosovës

“Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe, e perfeksionuar ndarja e vendit dhe vendosur Kosovën para aktit të ndarjes përfundimtare, kuislingu Hashim Thaçi nuk po e kursen popullin e Kosovës as para rrezikut të virusit Corona. Për aq më tepër, ai ka zgjedhur ta keqpërdorur pikërisht edhe rrezikun e kësaj pandemie të rëndë botërore,për ndarjen përfundimtare të Kosovës me lojën e tij të rrezikshme për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me ç`rast siç sqaron edhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese z. Mushkolaj në bazë të letërkëmbimit Thaçi-Rasmussen, se ushtria e Kosovës, megjithëse do ta merrte rolin kyç mbi vendin, nuk do të mund të shkonte edhe në veri dhe në një situatë të tillë, "de facto" do të arrihej qëllimi i Thaçit dhe ndahej Kosova”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ish diplomati amerikan, Shaun Byrnes, i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, si shef i misionit amerikan në Kosovë, ia ka kthyer përgjigje kreut të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçit, meqë ky i fundit i kishte cilësuar si ‘fake nevs’, pretendimet e Byrnes së presidenti i Kosovës dhe i Serbisë kanë bërë gati një draft-marrëveshje që përfshinë korrigjim të kufijve. Byrnes në një shkrim të publikuar në ‘peacefare’, i ka thënë Thaçit se nuk është e vërtetë që SHBA-të kanë vëmendje të plotë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan Byrnes, pikërisht mungesa e vëmendjes amerikane për procesin u ka dhënë mundësi lobistëve që ka punësuar Beogradi, që të ndikojnë në administratën aktuale për t’u kujdesur pak për Ballkanin dhe fare për Kosovën, që sipas Byrnes, administrate aktuale e konsideron si ‘produkt të administratës së përbuzëse të Klintonit.

Tutje ish diplomati amerikan ka thënë se më keq se mungesa e vëmendjes amerikane dhe qëndrimeve pro-serbe, është fakti që askush nuk di asgjë se për çfarë është diskutuar në takimet e Thaçit me Vuçiqin. Ish diplomati amerikan gjithashtu ka përmendur edhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit që sipas tij kanë dëshpëruar presidentin Hashim Thaçi, meqë Byrnes thotë se partia që drejtonte dikur presidenti është renditur e treta. Byrnes për herë të dytë ka përsëritur atë që Thaçi po punon me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti, duke potencuar se nuk është mirë të provohet diçka e tillë, pasi sipas tij ka rrezik për shpërthimin e ndonjë ‘stuhie’ që mund të bllokojë heqjen e taksës dhe gjithashtu perspektivën e dialogut.

Analisti politik Gani Qarri, duke përcjellë këtë ballafaqim me fakte në mes të diplomatit amerikan dhe Hashim Thaçit, thotë se me kalimin e kohës po vazhdojnë ti dalin në sipërfaqe Hashim Thaçit, akoma më qartë përpjekjet e për mashtrim, me kinse urgjencën amerikane për finalen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e shpejtë të marrëveshjes, vetëm për të realizuar projektin dhe planin e tij dhe të Vuqiqit për ndarjen e Kosovës, edhe pse këtë veprim ja ndalon Kushtetuta e Kosovës, dhe për këtë është duke e përdorur edhe situatën e krijuar me koronavirusin.

Image
Gani Qarri

“Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe, e perfeksionuar ndarja e vendit dhe vendosur Kosovën para aktit të ndarjes përfundimtare, kuislingu Hashim Thaçi nuk po e kursen popullin e Kosovës as para rrezikut të virusit Corona. Për aq më tepër, ai ka zgjedhur ta keqpërdorur pikërisht edhe rrezikun e kësaj pandemie të rëndë botërore,për ndarjen përfundimtare të Kosovës me lojën e tij të rrezikshme për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me ç`rast siç sqaron edhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese z. Mushkolaj në bazë të letërkëmbimit Thaçi-Rasmussen, se ushtria e Kosovës, megjithëse do ta merrte rolin kyç mbi vendin, nuk do të mund të shkonte edhe në veri dhe në një situatë të tillë, "de facto" do të arrihej qëllimi i Thaçit dhe ndahej Kosova”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, angazhimi për pazare territoresh me Serbinë ka ndaluar edhe njohjet e reja, kurse me këtë veprim të fundit, Thaçi po tenton ta anashkalon edhe rolin e Kuvendit që ka në vendimmarrje për fatin e vendit.

“Përkundër faktit se në nenin 18.1 të Kushtetutës thuhet qartë se asnjë institucion apo person tjetër, përveç përfaqësuesve të popullit nuk ka mandat të negociojë apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, pa votimin me 2/3 e deputetëve në Kuvend për çështjet të territorit, deklarimet e çmendura të Hashim Thaçit për ndarjen e shtetit dhe ndryshimin e kufijve të Kosovës, kanë stopuar të gjitha njohjet, shuar aktivitetet e diplomacisë së jashtme të Kosovës dhe zbeh pothuajse plotësisht ndihmën e shteteve mike për konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti Qarri thekson se subjektet politike kosovare duhet të bashkohen dhe ta pamundësojnë këtë skenar të tmerrshëm, sepse territori i Republikës së Kosovës i takon shtetit dhe popullit të saj, që është sovrani i këtij vendi, kështu që sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës aktuale, çfarëdo vendimi për te mund të marrin vetëm përfaqësuesit e zgjedhur me votën e lirë të popullit, që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe jo një president i katapultuar në mënyrë të pamerituar dhe krejtësisht jo demokratike me votat e marra me detyrim të deputetëve të LDK-s, nga Isa Mustafa.

“Edhe sipas nenit 4.83 dhe nenit 84 të Kushtetutës së Kosovës, me asnjërën nga kompetencat, nuk i lejohet Presidentit, që të hyj në pazare për territore as të bëjë ndryshimin e kufijve të shtetit, përkundrazi në raste të tilla parashihen sanksionet më të rrepta dhe dënimi më i rëndë për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të lart ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. Megjithatë tendencat e çmendura të Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë, në takimet e tij të fshehta me presidentin e Serbisë, nuk kanë të ndalur. Madje përpjekjet e kuislingut Thaçi për mashtrim, me kinse urgjencën amerikane për finalen e dialogut dhe arritjen e shpejtë të marrëveshjes me Serbinë, po vazhdojnë të dalin pa ndalë dhe përditë e më qartë në sipërfaqe edhe nga diplomatë të rëndësishëm ndërkombëtar e sidomos nga ata amerikan, që për kohë të gjatë kanë shërbyer në Kosovë dhe njohin mirë e nga afër veprimet renegate të Hashim Thaçit”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gani Qarrit, me aventurat kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, Thaçi ka krijuar si asnjëherë më parë pasiguri qytetare, ekonomike dhe sociale dhe sot mbi 80% të qytetarëve të vendit, ndjehen aq të pakënaqur me rrjedhat politike dhe gjendjen e krijuar në vend, sa që po nxitë ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Po ashtu analisti Qarri thotë se ish diplomati amerikan me të drejtë ka këshilluar palën kosovare se nuk duhet nxituar në dialog, dhe nuk duhet rifilluar negociatat para zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi, sepse vetëm pas zgjedhjeve Vuçiq do të jetë më i lirë për të bërë kompromise me Kosovën, Këshillë që nuk e parapëlqen Hashim Thaçi, prandaj duhet të veprojnë Kuvendi dhe Qeveria për ta ndaluar atë. “Aktet e pareshtura kundër Kushtetutës dhe kundër shtetësisë së Kosovës, të kuislingut Hashim Thaçi i cili nga 25 e 26 gushti i vitit 2018, në Vjenë të Austrisë u deklarua hapur për ndarjen e vendit dhe kërkoi publikisht para zyrtarëve më të lartë evropian, ndihmën e ndërkombëtarëve për ndryshimin e kufijve të Kosovës, veprimet e tij antishtetërore dhe kundër kushtetuese, të cilat nuk po kanë të ndalur, detyruan përfundimisht Kuvendin e Kosovës që të nxjerrë një Rezolutë me të cilën obligohet Qeveria ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe nxjerr krejtësisht jashtë loje skenarin e kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online)